Saturday, February 24, 2007

Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim

Halim Hyseni, Nikoleta Mita, Jonuz Salihaj, Dukagjin Pupovci

Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim

Përgatitur nga Alush Kryeziu, trajner i çertifikuar për programin: Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim

Programi i trajnimit u organizua nga KEC-i, viti 2005/06

Informacionet që do të keni rastin t’i merrni në këtë faqe, besoj se do të nxisin ide të reja për Qeverisje dhe Udhëheqje në Arsim. Udhëheqja bashkëkohore në fushën e arsimit është shtylla kryesore për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore. Për këtë qëllim, mendoj se ky informacion do të ndikojë pozitivisht te elementet që e përbëjnë shkollën si tërësi, e jo vetëm te drejtues shkollash…

Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?

Qëllimi

• Qëllimi i këtij udhëzuesi është që udhëheqësit e shkollave, administratorët dhe zyrtarët administrativë, studentët dhe mësimdhënësit të aftësohen për menaxhim dhe administrim…

• Qëllimi për vetëdijesim mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit për individin dhe shoqërinë…

A duhet të jemi ithtarë ?

• Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh ithtar.

• Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bën udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin ithtarë, inteligjent. –N.H.

Arsimi është boshti kurrizor i një shoqërie njerëzore

‘’Në tavolinën ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigjja për të gjitha problemet kombëtare - Përgjigjja për të gjitha problemet e botës – vërtitet për një fjalë të vetme. Ajo është arsimi.‘’ – Lyndon Johnson, ish kryetar i SHBA-ve

Qeverisja dhe udhëheqja në arsim

• Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?

• ‘’Së pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë pranë tej, nëse jo – do të mbeteni vetëm.’’ Dale Carnegie – Psikologjia e suksesit 1

• Idetë janë forca të paprekshme, por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej, edhe pasi që truri që i krijoi ato të shndërrohet në pluhur. – Napoleon Hill

Objektivat:

1. Të shpjegoni etimologjinë e fjalëve drejtues, udhëheqës, administrator, menaxhues, organizator

2. Të përshkruhen së paku tri kuptime të nocionit organizim

3. Të përshkruani karakteristikat kryesore të një modeli të organizimit të suksesshëm

4. Të shpjegoni pse organizimi i suksesshëm tejkalon gjendjen natyrore të elementeve të sistemit.

5. Të interpretoni mendimet e ndryshme për qeverisjen dhe udhëheqjen.

6. Të shpjegoni raportin ndërmjet organizimit dhe shkencës mbi organizimin e punës.

7. Të zbatoni stile dhe modele të suksesshme të qeverisjes dhe udhëheqjes

Shpjegimet themelore terminologjike

Në biseda zyrtare dhe jozyrtare shpesh dëgjojmë fjalët: lidership, menaxher i mirë, drejtor i dobët, lidership i aftë, menaxhues i mirë, qeverisje joefikase, udhëheqës i rreptë, organizator i shkathët, administrator i mirë etj.. Ne me lehtësi manipulojmë me këto nocione. Por do të duhej ndalur dhe të mendojmë për dallimet e këtyre nocioneve. Nga gjuha angleze kanë depërtuar shumë fjalë në gjuhën shqipe, si: menaxhim, fid bek, input, autput, bllek boks etj..që në një mënyrë lidhen me qeverisjen dhe udhëheqjen, dallimet qëndrojnë sepse udhëheqësi nuk është menaxher, ai nuk është as shef. Ai është më shumë se këta të dy së bashku… Institucionet tona kanë nevojë për udhëheqës të vërtetë.

Ç’ është administrimi – menaxhimi ?

• Nocioni administrim rrjedh nga fjala latine administration, që do të thot: drejtim, qeverisje.

• Fjala menaxhim rrjedh nga fjala angleze mange që do të thot: drejtoj, administroj.

Në vend të nocionit menaxhim,administrim- të përdorën nocionet qeverisje dhe udhëheqje. Megjithatë në studimet më të reja bëhen dallime ndërmjet menaxhmentit dhe udhëheqjes.

• Menaxherët janë njerëz që gjërat i bëjnë në mënyrë të drejtë.

• Udhëheqësit janë njerëzit që bëjnë gjëra të drejta.

Menaxherët kanë pikënisje Udhëheqjen transaksionale, e cila nënkupton: Udhëheqjen e strukturës shkollore, orientimin në qëllimin e organizimit, përpilimin e planeve, sigurimin e kryerjes së detyrave, lehtësimin e qarkullimit të informacioneve, si dhe në bashkëpunimin e mirë me grupet e ndryshme shkollore, posaçërisht me mësimdhënës.

Udhëheqësit kanë pikënisje Udhëheqjen transformuese - Atëherë kur udhëheqësit më shumë i intereson bashkëpunimi i përgjithshëm dhe pjesëmarrja me dëshirë e pjesëtarëve të organizimit sesa kryerja e detyrave të caktuara … Udhëheqja efikase kërkon qasje që transformon ndjenjat, pikëpamjet dhe bindjet e pasardhësve… udhëheqësit transformues janë ‘’njerëz të orientuar’’: ata në vend se të përqendrohen në detyra, ndërtojnë raporte dhe u ndihmojnë bashkëpunëtorëve t’i ndërtojnë qëllimet dhe t’i identifikojnë strategjitë të cilat do t’i zbatojnë.

Ç’ kuptojmë me nocionin organizim?

-Krijimi i një tërësie që tërësia të këtë jetë.

Cila është etimologjia e fjalës organizim?

Fjala organizim vjen nga fjala neolatine organization dhe ka kuptimin e bashkimit të pjesëve të veçanta (organeve) në një tërësi, ashtu që tërësia të mund të jetojë.

Cili është kuptimi i gjerë i nocionit organizim nga aspekti njerëzor?

• Në kuptimin e gjerë, organizim do të thotë secila formë e bashkimit të njerëzve me qëllim të kryerjes së një detyre të caktuar.

A ka mbështetje shkencore organizimi ?

Organizimi është shkenca mbi parimet për arritjen e rezultateve optimale në realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të parashtruara. Është një shkencë me baza inter dhe multidisiplinare dhe ndërlidhet me shkencat, siç janë: ergologjia, psikologjia, planifikimi, qeverisja, kibernetika, teoria e informacionit, futurologjia etj.. Cila është detyra e organizimit ? Organizimi ka për detyrë ndërtimin e një ambienti – mjedisi të rregulluar. Mjediset e parregulluara janë të paorganizuara. Ndryshe organizimi cilësohet si rezultat i rregullimit të pjesëve dhe të elementeve në tërësi, në atë mënyrë që të gjitha elementet të sillen në kuadër të një tërësie unike dhe të qëllimit të parashtruar unik.

Ç’ është mjedisi i rregulluar ?

Me mjedis të rregulluar nënkuptojmë veprimin e harmonizuar ndërmjet elementeve të një tërësie, të cilat në bashkëveprim duhet të punojnë për realizimin e qëllimit të caktuar. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisë është karakteristika themelore e secilit sistem organizues. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisë krijon stabilitetin e sistemit.

Ç’ është sistemi ?

Bashkësia e elementeve të një tërësie të cilat ndërveprojnë në realizimin e një funksioni, quhet sistem.

Sistemet ndahen në bazë të shumë kritereve: Të thjeshta, të ndërlikuara (aleatore), natyrore, shoqërore, statike,dinamike, stabile, ultrastabile e etj.. Shkolla është një sistem i ndërlikuar që përbëhet nga shumë nënsisteme, po ashtu të ndërlikuara (nxënës, mësimdhënës, staf drejtues, staf teknik, sisteme fizike: klasë, godina shkollore, laboratorë, biblioteka etj.).

Ç’ është çorganizimi?

Me çorganizim prishet veprimi i harmonizuar, çrregullimi i marrëdhënieve ndërmjet elementeve të një sistemi

Cilat janë dobitë nga organizimi shkencor ?

• Organizimi shkencor i punës u hap horizonte të reja shkollave…

• Duhet se paku dy vetë që koordinimi dhe angazhimi i tyre për realizimin e një projekti të këtë kuptim. Pa njerëz nuk ka organizim. Organizimi është produkt i qeverisjes dhe i udhëheqjes.

Ç’ është qeverisja–drejtimi ?

• Qeverisja mund të definohet si bashkësi e masave dhe e aktiviteteve për sigurimin e një shkalle më të lartë të organizimit me qëllim të arritjes së rezultateve më optimale, ose edhe si mënyrë e zgjedhjes së alternativave qeverisëse që mundësojnë arritjen e synimeve – vizioneve.

• Qeverisja merr vendime strategjike afatgjata.

Ç’ është udhëheqja ?

• Është pjesë e qeverisjes. Udhëheqja merr vendime operative, është taktikë.

• Njerëzit nuk dëshirojnë të qeverisen, ata dëshirojnë të udhëhiqen nga dikush.

• S’ka menaxher botëror, ka udhëheqës botëror.

• Udhëheqja është ndikim.

• Qeverisja dhe udhëheqja janë instrumente dhe çelës për një shkollë të efektshme.

Reflektim për udhëheqjen

• Të dish ta bësh një punë, është rezultat pune

• T’u tregosh të tjerëve, është arritje e mësuesve

• Të kujdesesh që punën ta bëjnë të tjerët, është arritje e menaxherit.

• T’i frymëzosh të tjerët që punën ta bëjnë më mirë, është arritje e udhëheqësit

Bazat e qeverisjes dhe të udhëheqjes

Me gjithë përpjekjet tona që të dallojmë qeverisjen dhe udhëheqjen, qeverisja dhe udhëheqja vështirë se mund të ndahen në jetën e përditshme të shkollave.

E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë. - Dennis Waitley

Libri i mirë në kohën e mirë mund ta ndërroj krejtësisht jetën.

Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë! (thënie )

Çfarë duhet të jetë një udhëheqës – ose si të bëheni udhëheqës të suksesshëm?

• Është krejt normale të keni dëshirë të bëheni udhëheqës!

Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie

Njerëzit çmohen jo për atë çka dijnë por për atë çka bëjnë me atë që dinë.

Tërë ajo që mund të paramendohet e të besohet nga mendja e njeriut, mund edhe të realizohet.

Nëse doni të jeni udhëheqës efektiv ju duhet:

1. Të keni ndikim

2. Të punoni me prioritete

3. Të jeni të ndershëm

4. Të krijoni dhe të prodhoni ndryshime pozitive

5. Të jeni i gatshëm dhe i aftë të zgjidhni probleme.

6. Të keni qëndrim të drejtë dhe pozitiv - të keni pritshmëri – ambicie /pozitive/ të larta.

7. Të jeni i aftë të ndihmoni zhvillimin e njerëzve të tjerë.

8. Të keni vizione.

9. Të keni vetëdisiplinë.

10. Të jeni i gatshëm të punoni për zhvillimin dhe përparimin e përhershëm të bashkëpunëtorëve tuaj.

11. Të jeni "nxënës" gjatë gjithë jetës.

12. Të jeni këmbëngulës, të palëkundur dhe të vendosur në zbatimin dhe në respektimin e normave morale dhe të ligjeve pozitive e demokratike.

Për të qenë udhëheqës efektiv i arsimit, ju duhet të jeni njeri me ndikim

• Udhëheqësi, që mendon të jetë i suksesshëm duhet ta këtë të qartë trekëndëshin e forcës. ( njohja, komunikimi, ndikimi )

Që të bëheni udhëheqës me ndikim ju duhet të kaloni nëpër pesë nivele:

1. Pozita - Ju nuk duhet të jeni shef, ju duhet të jeni udhëheqës me ndikim. (Niveli më i ulët është pozita)

2. Lejimi - udhëheqja bëhet me zemër jo me kokë

3. Suksesi - ndjenja e kënaqësisë për suksesin e arritur

4. Zhvillimi i njerëzve – besimi dhe besnikëria

5. Veçantia – origjinaliteti – vetëm disa njerëz kanë arritur këtë nivel, kanë tejkaluar edhe veten e tyre.

Koment:

Kemi disa lloje të udhëheqësve:

1. Udhëheqësi i lindur – ka lindur udhëheqës

2. Udhëheqësi i shkolluar – lexon dhe kontakti me njerëz

3. Udhëheqësi potencial – ai që dëshiron të bëhet udhëheqës

4. Udhëheqësi i kufizuar – nuk ka lindur as nuk është shkolluar

Ju duhet të punoni me prioritete

– prioritetet janë çelës i udhëheqjes së suksesshme.

• Pjesëmarrja e gjer në kriteret për vendosjen e prioriteteve, sukses i garantuar në realizimin e tyre

Investimi në dituri sjell kamatat më të mira – Benjamin Franklin

Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues – Harry Truman

Që të jesh udhëheqës i suksesshëm, duhet të jesh patjetër i ndershëm

• ‘’E humba pasurinë, nuk humba asgjë; e humba shëndetin, humba diçka ; e humba karakterin, humba çdo gjë’’

• Të edukosh, të mësosh, të kërkosh nder dhe moral, domosdo duhet vet të jesh me ato të mira.

• Morali është baza ose boshti kurrizor i shoqërisë së shëndoshë

• Nëse nuk jeni i moralshëm mos bëni përpjekje të bëheni udhëheqës !

‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni

- Si të fitojmë besimin e bashkëpunëtorëve ?

1. Ndershmëria nxit besimin – virtyti kryesor i udhëheqësit

2. Integriteti ka ndikim të madh - ‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni

3. Integriteti siguron kritere të larta.

4. Integriteti shton autoritetin, asnjëherë nuk na dëshpëron.

5. Integritet d.m.th. para se të udhëheqësh njerëz, duhet të jetosh sipas rregullave të tyre.

6. Integriteti i ndihmon udhëheqësit të jetë i suksesshëm

7. Integriteti është një arritje e vështirë, duhet të kesh vetdisiplinë, besim, etj.

Duke marrë parasysh vështirësitë, pasojat, dhembjet. Suksesi i juaj, si udhëheqës, matet me suksesin e ndryshimeve pozitive ‘’E ndërruat udhëheqësin, keni ndërruar organizatën…

Ndryshimi do të thotë zhvillim.’’ John Mxwell

• Ju do të jeni efektiv si udhëheqës vetëm nëse bëni ndryshime pozitive në mjedisin tuaj. Ju dhe institucioni i juaj do ta kenë autoritetin, respektin, përkrahjen, besimin… Ju jeni karizmatik dhe prijës i vërtetë.

• Ndryshimi, në rend të parë është i kushtëzuar nga udhëheqësi.

Para se të vendosni për ndryshime, përpilohet një regjistër me pyetje, nëse marrim përgjigje pozitive ndryshimin më lehtë do ta bëjmë, por nëse marrim përgjigje mohuese ndryshimin duhet ta lini për më vonë.

Udhëheqësi konservator – ndryshimet nuk i dalin të suksesshme

• Pikat e dobëta që pengojnë ndryshimet – udhëheqësi joefektiv

1. Pak i kupton njerëzit

2. I mungon imagjinata

3. Ka probleme personale

4. Ndihet i sigurt dhe i vetëkënaqur

5. Nuk është i organizuar

6. Ka sulme hidhërimi

7. Nuk dëshiron të rrezikojë

8. Është i pasigurt dhe ka qëndrim mbrojtës

9. Mbetet i pandryshueshëm

10. Nuk ka shpirt për punë ekipore

11. Lufton kundër ndryshimeve

Pyetja: ‘’A ka ardhur koha për ndryshim?’’ – ka rëndësi të veçantë

Koha është me rëndësi sepse: Vendimi i gabuar në kohën e gabuar = shkakton përmbytjen

Vendimi i gabuar në kohën e drejtë = është gabim

Vendimi i drejtë në kohën e gabuar = shkakton mospranimin e ndryshimit

Vendimi i drejtë në kohën e drejtë = prodhon suksesin

• Ndryshimet mund të shihen si:

1. Revolucionare ( si diçka krejt ndryshe nga ajo që ka qenë deri tash)

2. Evolutive (përmirësim i gjendjes ekzistuese)

Zgjidhja e problemeve rrit efektin e udhëheqjes

Shqiponja përballët me vështirësi me rrymat e forta të ajrit, ka problem.

• Por po t’i heqim ajrin a mund të fluturojë shqiponja?

Në kohën postmoderne problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj.

• Udhëheqësi i aftë gjënë mënyrën më të mirë që t’i zgjidhë problemet në organizatë, përshpejton efektin e zhvillimit të organizatës , të njerëzve e personave me të cilët punon.

Janë katër shkaqe që njerëzit nuk punojnë si duhet:

• Nuk dinë çfarë do të duhej të bënin

• Nuk dinë se si duhet të punojnë

• Nuk dinë pse duhet të punojnë

• Ekzistojnë pengesa që i tejkalojnë mundësitë e tyre

Shkolla, si një ndërmarrje komplekse, përbëhet nga një mori problemesh që duhet zgjidhur çdo ditë. Aftësia e udhëheqësit që të zgjidhë problemet, është kusht i domosdoshëm për udhëheqje të suksesshme.

Provimi më i madh i udhëheqësit është aftësia që të hetojë problemin para se të bëhet problem urgjent.

Udhëheqësit e mëdhenj problemet i hetojnë në këto mënyra:

• E hetojnë pra se të tjerët ta shohin (intuita)

• Fillojnë të gjurmojnë pas tij dhe të parashtrojnë pyetje (gjurmimi)

• Mbledhin të dhëna (i rregullojnë faktet)

• Ndjenjat dhe zbulimet e veta ua tregojnë njerëzve të besueshëm (komunikimi)

• Definojnë problemin (me shkrim)

• I verifikojnë mjetet e veta të punës (vlerësimi)

• Marrin vendim (udhëheqja) Procesi i zgjidhjes së problemeve kalon nëpër disa etapa:

• Përcaktoni problemin

• Problemet renditni sipas prioritetit

• Definoni problemin (parashtroni pyetjet e vërteta, bisedoni me njerëz të vërtetë; mblidhni fakte, angazhohuni në proces)

• Kërkoni alternativa për zgjidhjen e problemit

• Zgjidhja e problemit

• Verifikimi – prova për të konstatuar se problemi vërtet është zgjidhur Me qëndrim udhëheqësi zhvillon potencialin e tij

• Meqë qëndrimet i përcaktojnë sjelljet tona, atëherë mund të thuhet se këto janë ndër pasuritë tona më të mëdha.

• udhëheqësi pa qëndrim të vetin është një shëtitës pas të cilit askush nuk shkon.

‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne. Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ – Viktor Franklin

Të udhëheqësh, do të thotë të zhvillosh njerëzit – pasurinë tonë më të shtrenjtë

‘’Miku im më i mirë është ai i cili nxjerr nga unë atë që është më e mira’’- Henry Ford

• Emersoni ka thënë: ‘’Çdo njeri që njoh në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga secili mësoj diçka.’’

Të udhëheqësh në mënyrë të suksesshme, do të thotë të punosh për zhvillimin e njerëzve, që organizatën ta shndërrosh në një organizatë ku të gjithë mësojnë, ku të gjithë zhvillohen dhe të gjithë përparojnë. Zhvillimi i njerëzve mund të bëhet duke respektuar këto parime:

• Vlerat e njeriut. Kjo është çështje e qëndrimit tim.

• Besimi ndaj njerëzve. Kjo është çështje e kohës sime.

• Ndershmëri në raport me njerëzit. Kjo është çështje e karakterit tim.

• Kritere për njerëz. Kjo është çështje e vizionit tim.

• Ndikimi në njerëz. Kjo është çështje e udhëheqjes sime.

Udhëheqësi është i suksesshëm në zhvillimin e njerëzve kur:

1. Nxjerr parashikime të drejta për njerëzit

2. Parashtron pyetje të drejta për njerëzit

3. Kur njerëzve ju ofron ndihmë të vërtetë

• Nëse ju detyroheni ta thoni një vërejtje kritike, atëherë duhet t’i thoni nëntë vërejtje pozitive që të ekuilibroni një vërejtje negative

Vizioni që të jetë efektiv duhet të jetë :

1. Sfidues – çdoherë afër por jo i paarritshëm

2. I qartë – jo i hapur ndaj interpretimeve kontradiktore

3. I paharrueshëm – formulim që nuk është më i gjatë se 20- 25 fjalë

4. Përfshirës – një formulim që mundëson dhe fuqizon

5. I udhëhequr nga vlera – duhet të këtë lidhje të fuqishme me vlerat e organizatës

6. Vizual – që mund të pasqyrohet në mënyrë vizuale

7. Mobilizues – të kërkojë përgjigje nga të gjithë

8. Matës – të gjithë mund të krahasojnë veprimet e tyre me të

9. I lidhur me nevojat e klientëve – arritjet e nxënësve

Vzioni

i përbashkët i arritshëm

bashkëpunoj planifikoj ndryshoj

Esenca e lartë e udhëheqësit është, se ai duhet të këtë vizion

Synimi

Çmimi i udhëheqjes - vetëdisiplina

• Udhëheqja është një aktivitet i ndërlikuar që funksionon duke ushtruar ndikim mbi të tjerët. Por që të arrihet kjo, ne duhet të kemi ndikim mbi veten tonë. Fitorja mbi veten është fitorja më e madhe që individi mund të arrijë. Kjo nuk mund të arrihet pa vetëdisiplinë.

• Mbani mend:Natyra njerëzore nuk mund të frenojë forcën e pakufizuar. Forca duhet shfrytëzuar vetëm në dobi të njerëzimit; udhëheqësit mund të ndahen shumë lehtë nga njerëzit e vet.

Zhvillojeni integritetin tuaj. Jetoni sipas asaj çfarë të tjerëve ua mësoni; bëjeni atë që e thuani (por para se ta thoni, duhet të mendoheni mirë). Duhet të jeni të sinqertë ndaj të tjerëve.

• Ajo që është më e mirë për tjerët, vendoseni para asaj që është e mirë për ju.

Suksesin e udhëheqësit tuaj e përcaktojnë edhe ata që janë afër jush – zhvillimi i personelit ‘’Metoda e parë e vlerësimit të inteligjencës së një udhëheqësi është që të shikohen njerëzit që i ka tubuar rreth vetes’’- Niccolo Machiavelli

• Populli thotë: Çfarë je, ashtu shokët i ke

• Shkenca thotë: Suksesin tënd e përcaktojnë ata që janë afër teje

Carnegie ka thënë:’’Kur të kuptoni që njerëzit mund t’ju ndihmojnë që të punoni më mirë sesa do të kishit punuar vetëm, e keni bërë një hap të madh në zhvillimin tuaj.

’’ Në ish shoqëritë socialiste, kjo logjikë ende nuk është kuptuar, udhëheqësi përzgjedh njerëz të dobët dhe të dëgjueshëm.

Çdo ngritje dhe çdo rënie bie mbi udhëheqjen.

Ekipi i fortë i udhëheqjes përbëhet nga:

• Udhëheqës të jashtëzakonshëm

• Njerëz të mirë të zgjedhur me kujdes

• Njerëz që punojnë për të fituar

• Njerëz që anëtarët tjerë të ekipit i bëjnë edhe më të suksesshëm

• Njerëz që përherë punojnë për përmirësim të vazhdueshëm

Dy mënyra janë që njerëzit të mund të bëjnë atë që ju dëshironi:

• Presioni – mjet skllavërie

• Bindja – metodë e njerëzve të lirë

Udhëheqësit efikas i shmangin ‘’shtatë’’ mëkate vdekjeprurëse:

1. Përpjekja që njerëzit të fitojnë simpati në vend të respektit

2. Të mos kërkojnë këshilla dhe ndihmë

3. Refuzimi i talentit të personelit duke theksuar rregullat e jo shkathtësitë

4. Kriticizmi, por jo në mënyrë konstruktive

5. Të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë tek anëtarët e ekipit

6. Të veprojnë ndaj të gjithëve njësoj

7. Të mos i informojnë njerëzit – ekipet fituese i zgjedhin njerëzit e mirë

Udhëheqësi efikas – është ‘’nxënës’’ i përjetshëm

Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill

‘’Në momentin kur mësuesi ndal të mësuarit në mësuesin vdes mësuesi.

’’ Udhëheqësi duhet të jetë ‘’nxënës’’ i përjetshëm.

Udhëheqësi efikas – zbatues dhe respektues i ligjeve demokratike

• Udhëheqja nuk mund të jetë efikase po nuk i zbatoi rregullat, dispozitat pozitive ligjore dhe demokratike.

Nuk thuhet kot se Zoti është i pari, pas tij vjen ligji e më pas udhëheqësi .

Udhëheqësi duhet t’i njoh ligjet…

Udhëheqësi udhëheq me stil demokratik - Stilet e udhëheqjes

Ndikim të madh kanë edhe stilet e udhëheqjes

Përmenden tri lloje:

• Stili autokratik i udhëheqjes

Stili demokratik i udhëheqjes

• Stili liberal i udhëheqjes

Udhëheqësi i suksesshëm udhëzon, këshillon, monitoron - Grushti drejtues

Tre gishtërinjtë pyesin udhëheqësin:

1. A i është dhënë detyra njeriut kompetent?

2. A janë dhënë udhëzimet dhe rekomandimet e duhura, dhe nëse janë dhënë, a janë dhënë si duhet?

3. A është bërë kontrolli, ndjekja dhe vlerësimi i punës së tij në fazat e caktuara?

Udhëheqësi i suksesshëm u përshtatet fazave të zhvillimit

– Tipat e udhëheqësve sipas fazave të zhvillimit

Si çdo sistem tjetër edhe shkolla i ka fazat e veta zhvillimore të:

• Ndërtimit

• Rritës

• Specializimit

• Konsolidimit

• Likuidimit - shuarjes

• Përmirësimit të vazhdueshëm

Udhëheqësi i suksesshëm krijon sistem efikas të informacionit dhe të dokumentacionit

Nuk mund të këtë qeverisje dhe udhëheqje pa këmbim të informacionit

Informacioni është faktor i evitimit të pasigurisë dhe parandalim i çorganizimit…..

Për t’u mbajtur sistemi i informacionit, udhëheqësi duhet të dijë të përdorë kompjuterin.

Personaliteti i udhëheqësit përcakton suksesin e udhëheqjes

• Udhëheqësi duhet të jetë një personalitet i integruar dhe i plotë, të posedojë cilësi fizike, mentale, etike, emocionale, estetike dhe teknike punuese. Koeficienti i inteligjencës mbi mesataren etj.. Sinqeriteti, ndershmëria, drejtësia, guximi, trimëria, vendosmëria, qëndrueshmëria, vetëdisiplina etj.

• Vetit negative të ‘’udhëheqësit’’ janë: dilentatizmi, komandimi, tutorizmi , burokratizmi, pengimi i nismave, voluntarizmi, pabesia, pragmatizmi, karrierizmi, teknokracia, servilizmi, poltronizmi, ambicia e sëmurë, manipulatizmi, perfiditeti, josinqeriteti, cinizmi, sharlatanizmi, intriganizmi etj…

Profili i udhëheqësit të suksesshëm

Profesionist mësimdhënës

menaxher

hulumtues

nxënës

futurolog-inovator

koordinator biznesmen

Struktura e mësimir ERR

Zyra Arsimore Mat

Sektori i Këshillimit Pedagogjik

Struktura e mësimit ERR

Material didaktik në ndihmë të mësuesve

Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :

1-Evokimi

2-Realizimi i kuptimit

3-Reflektimi

Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.

I-Evokimi

Në këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën e bisedës.Nxënsit duhet të shprehin ato çfar dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e mësimit.

Qëllimet e fazës së evokimit :

a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’I lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.

b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces I cili I bën të ndërgjegjshëm nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të sgkruarit,apo në të folurit.

c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.

Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :

a-Drejtimi i mendimeve të nxënësve

b-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësve

c-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.

II – Realizimi i Kuptimit

Kjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje :

a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit.

b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika insert.

III – Reflektimi

Gjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :

a-Nxënsit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.

b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.

Përparësi të përdorimit të strukturës ERR

  • U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.
  • Ruan angazhimin vetjak
  • Provokon diskutim të hapur
  • Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetje
  • Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve
  • Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.
  • Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.
  • U lejon nxënsve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.
  • Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.
  • Shërben si stimulim për ndryshim.
  • Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.
  • Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.

Plani ditar sipas strukturës ERR

Data_____________

Ora_____________

Klasa_____________

Lënda_____________

Tema_______________________________________________________

Objektivat :1-____________________________________________________

2-_____________________________________________________

3-_____________________________________________________

Fjalë kyçe__________________________________________________

Mjetet ose burimet__________________________________________________

Motivimi__________________________________________________________

Zhvillimi ose struktura e mësimit

a. Evokimi – metoda,që përdoret – koha në dispozicion

b. Realizimi i kuptimit-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

c. Reflektimi-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

p.sh.

E

Brainstorming Kubimi

25’

R

Kubimi

10’

R

Ese

5’

Ecuria____________________________________________________________

Vlerësimi_____________________________________________

Detyrë_________________________________________________________

Konkluzione ose nga përvoja_____________________________________________

Përgatiti

Nazmi XHOMARA

Përgjegjës i Sektorit të Këshillimit Pedagogjik

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Sistemet dhe nënsistemet e shoqërisë nëse nuk bashkëveprojnë, ,,organizmi shtet’’ do të përballet me gërrqe ose paralizohet fare.

Kur rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethe bien …

,,Cogito ergo sum, - mendoj, pra jam’’ - René Dekart

Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është pjekuria e qytetarit. Pjekuria e qytetarit nuk mund të paramendohet të arrijë stade të dëshirueshme zhvillimi nëse shoqëria nuk krijon kushte dhe favorizime për shkollën. Shkolla kurrë nuk do të jetë në gjendje të formojë qytetarë të ditur nëse nuk ka mbështetje, përkrahje dhe stimulim nga shoqëria. Kjo nuk do të thotë se shkolla duhet të jetë e varur dhe të trajtohet si një foshnjë nga shoqëria, në kuptimin e plotë të varësisë. Shkolla e varur nuk ka fuqi krijuese, i mungon vizioni, vetiniciativa, s’ka kredibilitet, nuk është e hapur, s’ka informacion dhe për pasojë nuk është efektive. Shkolla duhet ta gëzojë pavarësinë, që nënkupton angazhimin për të vetëvepruar. Shkolla e pavarur është përfshirëse në vendimmarrje, ka informacion, menaxhon ndryshimet, ka qeverisje e udhëheqje efikase etj., por me gjithë angazhimin e stafit të shkollës nuk mund të arrijë të bëhet shkollë efektive, cilësore. Shkolla e pavarur për të qenë efektive duhet ta bëjë edhe një hap, tej pavarësisë, të futet në rrethin e ndërvarësisë. Pavarësia do t’i hap rrugën shkollës që të veprojë fuqishëm dhe shkolla vet është e vetëdijshme se pa krijimin e rrjetit të ndërvarësisë nuk do të jetë shkollë cilësore, efektive, propulzive, përfshirëse etj.. Ndërvarësia, shkollës i mundëson dhënie e marrje pa kufi. Ndërvarësia i jep kuptim pavarësisë. Prandaj partneriteti i sinqertë është ai që përfshinë në vete sisteme të pavarura, të cilat sisteme krijojnë harmoni dhe e plotësojnë njëri-tjetrin në raporte të ndërvarësisë. Me fjalë tjera kurrë nuk do të ketë pavarësi funksionale pa ndërvarësi kuptimplote. Suksesi i shkollës paraprin suksesin e shoqërisë. Ndërvarësia prodhon rezultate të qëndrueshme, afatgjata e shumë dobiprurëse. Depozitat në arsim (në rrënjët e shoqërisë) dhe stimuj tjerë që do t’i bëjë shoqëria, sjellin shkollën e organizuar dhe shoqërinë si tërësi të organizuar. Për ndryshe, nëse rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethe bien …

Shkolla në Kosovë, për fat të keq, është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet, rezultatet apo autputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë. Shkolla si një sistem që është krijuar nga shoqëria, për interesa të vet shoqërisë për shumë shkaqe e për pasojë është larg shkollës që ne synojmë – shkollën cilësore.

Çfarë duhet bërë? – Gandhi arriti sukses duke ndikuar në 300 milionë njerëz që të bashkohen dhe të nisen së bashku, si një mendje. Efikasiteti i shkollës nuk mund të paramendohet pa partnerë. Bashkëpunimi i shkollës me partnerë, të brendshëm e të jashtëm, është i mundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendje duke ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe përballjen e saj me sfida të shumta të shekullit XXI. Partneriteti i shkollës me fytyrë njerëzore, me nxënës, mësimdhënës, prindër, komunitetin (DKA-të, ZRA-të, MASHT-in, OJQ-të) e deri te partneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që duhet të këtë sukses dhe kujdes të veçantë, që nënkupton mobilizimin e resurseve njerëzore, me qëllimin e vetëm për të arritur vlera të njëmendta në sistemin e arsimit që do të krijonin bazamentin për tu integruar fuqishëm në strukturat euro-perëndimore. Këtë qëllim edhe mund ta arrijmë, sepse Kosova për fatin e mirë ka energji dhe resurse njerëzore, që pak shoqëri evropiane i kanë. Për të arritur këtë objektiv, shoqëria jonë është e detyruar që të përkrah dhe të ndihmojë shkollën në të gjitha drejtimet. Nuk thuhet kot se; një vend është i mirë, kur ka shkolla të mira, cilësore.

Shumë mësimdhënës, kanë ndjekur kurse trajnimi për rolin dhe rëndësinë e partneritetit. Ata dinë rrugët për të fuqizuar partneritetin. Shkollat që kanë qartësim teorik për rëndësinë e partneritetit gjejnë mënyra për të krijuar të ashtuquajturin ,,rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranojnë dhe dërgojnë energji zhvillimore në shumë fusha në relacionin shkollë – komunitet dhe anasjelltas. Shkollat dinë se sa përfitojnë nga partneriteti dhe nuk pushojnë së kërkuari partnerët e mundshëm, për të vetmin qëllim që të arrijnë rezultate në zhvillimin e të gjithë nxënësve deri në kufijtë e tyre të skajshëm e që është synimi kryesor i shkollës cilësore.

Pyetja që shtrohet sot është se si ta funksionalizojë shkolla bashkëpunimin e mirëfilltë? Cilat janë pengesat ? etj..

Institucionet, të nivelit të ulët apo atij qendror, mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në krijimin e një atmosfere nxitëse që inkurajon bashkëpunimin apo bashkëveprimin shkollë – komunitet. Partneriteti nuk është funksional për arsye se shkolla është e politizuar dhe konsiderohet si ,,rekrut’’ i politikës. Ka raste kur shkolla përjashtohet fare nga vendimmarrja e me këtë rast kur s’ka ,,pronësi’’ shkolla në vendimmarrje dihet se cila është përgjegjësia dhe angazhimi për punë të efektshme! Partneriteti shkollë – komunitet, ka fuqinë vetëm atëherë, kur krijohen marrëdhënie ndërvarësie, në mes sistemit arsimor dhe shoqërisë. Me fjalë tjera shoqëria do të duhej (në masë të madhe) të decentralizojë shkollën dhe në anën tjetër të harmonizojë nismat nga lart–poshtë dhe poshtë–lart. Përzierja e tillë krijon bashkëpronësinë dhe bashkëpërgjegjësinë që do të prodhojë rezultate të dëshirueshme. Në të kundërtën, gjendja që është sot, është destimuluese dhe me pasoja tepër shqetësuese. Kurrë nuk do të jemi ata që duam të jemi, nëse ecim me kryeneçësi duke injoruar vlerat e vërteta, resurset kryesore, pra njeriun e Kosovës, që është në formim në bankat shkollore. Autoritet institucionale kanë mundësinë të bëjnë më shumë. Ato duhet të jenë në gjendje të stimulojnë dhe të nxisin shkollat që të fuqizojnë partneritetin, planifikimin dhe menaxhimin e ndryshimeve. Nëse shkolla zotëron këto tri fusha të veprimit dhe ka përkrahjen nga shoqëria, shumë shpejt do të arrijë të bëhet shkollë cilësore. Këto ndryshime avancojnë shkollën dhe shoqërinë.

Ndryshimet praktike në arsim, do të kishin kuptim të dëshirueshëm, nëse shkolla depolitizohet. Shkolla e depolitizuar nga institucionet, do të jetë efikase së bashku me partnerët e saj dhe do të lëvizë për të mos u ndalur më, sepse do ta këtë fuqinë përkrahëse të shoqërisë. Për ndryshe, çdo ndalesë ose zvogëlim i shpejtësisë në rrugëtimin e ndryshimeve pozitive në sistemin arsimor në Kosovë, do të riciklon jo rezultate e për pasojë shoqëria do të përballet me vështirësi në të gjitha fushat e jetës.

Pse janë të nevojshme ndryshimet praktike në arsim?

Sipas Majkëll Fullan, ndryshimi diktohet nga fakti se; ,,… Se sistemi arsimor dhe partnerët e tij nuk kanë arritur të prodhojnë qytetarë, të cilët të mund të japin ndihmesën dhe të përfitojnë nga një botë që ofron mundësi shumë të mëdha, por që, në të njëjtën kohë, paraqet edhe vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën në të. Ndryshimi në arsim është i nevojshëm, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën, e lënë atë ose dalin keq në mësime. Jeta e tyre në shkollë është më e varfër nga sa duhet të jetë. Ndryshimi në arsim nevojitet sepse shumë mësues nuk mund të durojnë më, janë mërzitur dhe nuk u ka mbetur më pikë energjie.’’

Shoqëria kosovare duhet ta këtë të qartë se kurrë nuk do të bëhet shoqëri e zhvilluar dhe e integruar pa e fuqizuar përkrahjen, deri në kufijtë e skajshëm të përmirësimit të gjendjes në arsim, me qëllim të avancimit të cilësisë së shkollës. Ndryshimi i dëshirueshëm në arsimin kosovar do të prodhojë qytetarë të ditur të cilët do të kenë shkathtësi të përballen me sfidat e diversitetit të shekullit XXI. Njerëzit e ditur, se çfarë fuqie dobiprurëse kanë për një shoqëri, e pamë, te kompania aq shumë e suksesshme ,, Microsoft ’’ e cila ia dhuroi botës së varfër 30 miliardë $. Cila minierë ari ia ofroi një ndihmë kaq të madhe njerëzimit ? – asnjë.

Truri kosovar, as të mos mendojë kush se mund të arrijë të integrohet në rrethin e shoqërive të zhvilluara pa bërë ndryshime praktike e pozitive në sistemin arsimor. Shoqëria duhet që ta këtë prioritet arsimin dhe të investojë në arsim. ,,Investimi në dituri sjell kamatat më të mëdha’’- Benjamin Franklin. Shoqëria kosovare, aq sa do të investojë sot në arsim, aq do të jetë nesër…

Shkolla cilësore do të jetë në gjendje që të minimizojë pengesat, çorganizimin dhe në anën tjetër të rritë efikasitetin në shumë fusha veprimi. Shkolla cilësore minimizon pengesat si: papunësinë, korrupsionin, krimin, trafikimin e dukuri tjera negative. Shkolla është përfshirëse, cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ec përpara. Është naive të mendosh se shkolla mund të arrijë cakun dhe po aq naive është të mendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria, sa është e organizuar ajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara, drejt cakut imagjinar, sfidues, kurrë të arritshëm. Udhëtimi drejt atij caku edhe pse është një sfidë, shkolla nuk duhet të pushojë së ecuri duke kërkuar në vazhdimësi ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti u ofron shkollave një proces përkrahës të vetë shqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve të arsimit, nxënësve, prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësive përreth. Partneriteti stimulon për ecje përpara. Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.

Alush Ismail Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin ,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim"

Liria është jeta!