Saturday, February 24, 2007

Struktura e mësimir ERR

Zyra Arsimore Mat

Sektori i Këshillimit Pedagogjik

Struktura e mësimit ERR

Material didaktik në ndihmë të mësuesve

Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :

1-Evokimi

2-Realizimi i kuptimit

3-Reflektimi

Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.

I-Evokimi

Në këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën e bisedës.Nxënsit duhet të shprehin ato çfar dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e mësimit.

Qëllimet e fazës së evokimit :

a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’I lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.

b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces I cili I bën të ndërgjegjshëm nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të sgkruarit,apo në të folurit.

c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.

Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :

a-Drejtimi i mendimeve të nxënësve

b-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësve

c-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.

II – Realizimi i Kuptimit

Kjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje :

a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit.

b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika insert.

III – Reflektimi

Gjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :

a-Nxënsit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.

b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.

Përparësi të përdorimit të strukturës ERR

  • U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.
  • Ruan angazhimin vetjak
  • Provokon diskutim të hapur
  • Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetje
  • Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve
  • Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.
  • Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.
  • U lejon nxënsve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.
  • Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.
  • Shërben si stimulim për ndryshim.
  • Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.
  • Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.

Plani ditar sipas strukturës ERR

Data_____________

Ora_____________

Klasa_____________

Lënda_____________

Tema_______________________________________________________

Objektivat :1-____________________________________________________

2-_____________________________________________________

3-_____________________________________________________

Fjalë kyçe__________________________________________________

Mjetet ose burimet__________________________________________________

Motivimi__________________________________________________________

Zhvillimi ose struktura e mësimit

a. Evokimi – metoda,që përdoret – koha në dispozicion

b. Realizimi i kuptimit-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

c. Reflektimi-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

p.sh.

E

Brainstorming Kubimi

25’

R

Kubimi

10’

R

Ese

5’

Ecuria____________________________________________________________

Vlerësimi_____________________________________________

Detyrë_________________________________________________________

Konkluzione ose nga përvoja_____________________________________________

Përgatiti

Nazmi XHOMARA

Përgjegjës i Sektorit të Këshillimit Pedagogjik

4 comments:

emanela said...

Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.

emanela said...

Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.

emanela said...

Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.

direfenciali trasmisioni said...

NJE MODEL TE STRUKTURES ERR NE GJUHEN ANGLEZE NQS ESHTE E MUNDUR?