Zyra Arsimore Mat
Sektori i Këshillimit Pedagogjik
Struktura
Material didaktik në ndihmë të mësuesve
Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :
1-Evokimi
2-Realizimi i kuptimit
3-Reflektimi
Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.
I-Evokimi
Në këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën e bisedës.Nxënsit duhet të shprehin ato çfar dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e mësimit.
Qëllimet e fazës së evokimit :
a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’I lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.
b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces I cili I bën të ndërgjegjshëm nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të sgkruarit,apo në të folurit.
c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.
Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :
a-Drejtimi i mendimeve të nxënësve
b-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësve
c-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.
II – Realizimi i Kuptimit
Kjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje :
a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit.
b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.
Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika insert.
III – Reflektimi
Gjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :
a-Nxënsit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.
b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.
Përparësi të përdorimit të strukturës ERR
- U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.
- Ruan angazhimin vetjak
- Provokon diskutim të hapur
- Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetje
- Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve
- Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.
- Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.
- U lejon nxënsve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.
- Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.
- Shërben si stimulim për ndryshim.
- Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.
- Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.
Plani ditar sipas strukturës ERR
Data_____________
Ora_____________
Klasa_____________
Lënda_____________
Tema_______________________________________________________
Objektivat :1-____________________________________________________
2-_____________________________________________________
3-_____________________________________________________
Fjalë kyçe__________________________________________________
Mjetet ose burimet__________________________________________________
Motivimi__________________________________________________________
Zhvillimi ose struktura e mësimit
a. Evokimi – metoda,që përdoret – koha në dispozicion
b. Realizimi i kuptimit-metoda,që përdoret – koha në dispozicion
c. Reflektimi-metoda,që përdoret – koha në dispozicion
p.sh.
E | Brainstorming Kubimi | 25’ |
R | Kubimi | 10’ |
R | Ese | 5’ |
Ecuria____________________________________________________________
Vlerësimi_____________________________________________
Detyrë_________________________________________________________
Konkluzione ose nga përvoja_____________________________________________
Përgatiti
Nazmi XHOMARA
Përgjegjës i Sektorit të Këshillimit Pedagogjik
5 comments:
Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.
Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.
Ishte shume e plote e qarte dhe ndihmuese.
NJE MODEL TE STRUKTURES ERR NE GJUHEN ANGLEZE NQS ESHTE E MUNDUR?
Ke shume e mire dhe e qarte
Post a Comment